MENU
klinika

Heshtja për shembjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar

Pandeli Majko: Nuk fola, kisha bërë ndërhyrje kirurgjikale në gojë

23.06.2020 - 20:30

Ministri për Diasporën dhe deputeti socialist, Pandeli Majko është shprehur publikisht më herët kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, duke mos marrë pjesë as në votimin në Kuvend të ligjit special që i hapte rrugë ndërtimit të godinës nga një ndërtues privat, vendim i tërhequr më vonë nga mazhoranca socialiste. 

Megjithatë, pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ai zgjodhi heshtjen. Por, i pyetur për këtë çështje, Majko tha edhe me nota humori se në atë periudhë (17 maj kur u shemb ndërtesa), kishte bërë një ndërhyrje në dhëmbë.

Si i kam marrëdhëniet me Veliajn? Keni marrë vesh ndonjë gjë? I kam pak më të mira se me Edi Ramën. E vërteta ime (për Teatrin) është e deklaruar dhe është më e vjetër se qëndrimi im në këtë maxhorancë.

Kur erdha më pyete se si e kalova koronavirusin. Të thashë se duke mos vajtur tek dentisti. Qe një fat i madh që unë bëra dy ndërhyrje kirurgjikale në gojë dhe atëherë që doja të flisja nuk fola dot. Tani është e kotë të flas”– tha Majko në Abc News.