MENU
klinika

"E kam urryer edhe në kohën e Serbisë"

COVID-19/ Thaçi: E urrej gjendjen e jashtëzakonshme!

08.06.2020 - 10:58

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke marrë shkas nga situata në të cilin ndodhet vendi për shkak të pandemisë, theksoi se e urren gjendjen e jashtëzakonshme. Thaçi tha se termin “gjendje e jashtëzakonshme” e ka urryer gjithmonë, ndërsa shtoi se një gjë të tillë e ka diskutuar vetëm pas propozimit të disa partive politike në vend.

“Gjendja e jashtëzakonshme, edhe si term gjithmonë e kam urryer edhe në kohën e Serbisë, ideja e partive që është drejtuar presidentit kam pasur obligim kushtetues që ta procedoj, çka mund të them unë kurrë nuk kam pasur ndonjë pretendim sa i përket asaj gjendje, vetëm synim për të implementuar vullnetin e partive dhe shëndetin. Ideja ka qenë që të kemi sa më pak viktima dhe sa më pak të infektuar”, ka thënë ai.

Thaçi ka shtuar se tashmë e nevojshme është vetëm respektimi i udhëzimeve të Institutit të Shëndetit. “E kam urryer nga përvoja personale që kemi përjetuar në atë kohë masa të jashtëzakonshme deri në përmasa të gjenocidit”, ka thënë ai.