06.06.2020 - 19:04
India është kthyer në një vatër të re të COVID-19, pasi po regjistron shifra të larta ditore.
Me 10.270 të infektuar në ditë arriti në totalin 246.454, duke ia kaluar dhe Italisë dhe duke u bërë vendi i gjashtë në botë me numrin më të lartë të të prekurve me koronavirus.
Zyrtarisht India është vendi më i prekur nga koronavirusi në Azi edhe pse virusi shpërtheu fillimisht në Kinë.
Me 297 të vdekur në 24 orë, numri total i viktimave ka arritur në 6946.