Pedagogia e Gjuhës Shqipe, Linda Mëniku ka komentuar debatin e madh që është hapur për pyetjet komplekse në tezat e privimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Meniku tha se në bazë të analizave të saj, teza e provimit nuk ka qenë e gjitha plagjiaturë por në mënyrë dërrmuese si e huazuar nga vendet e tjera, dhe sipas saj pikërisht këtu ka lindur problemi.
Ajo kërkoi nga ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe institucionet përgjegjëse që të kërkojnë një ndjesë publike, duke argumentuar se nuk është ndonjë krim të pranosh se ke gabuar, sikurse sipas saj, maturantët humbasin pikët në çdo pyetje që përgjigjen gabim.
Unë së pari do të thoja që kjo është hera e dytë që vij në këtë studio kur vitin që kaloi sapo ishin shpallur vlerësimet dhe kishin dalë shumë dobët maturantët, ajo që thamë është të ngrihen grupet e punës dhe të përmirësojnë situatën, por fatkeqësisht jemi njësoj.
Sigurisht është një tezë e cila përshtatet me testet që bëhen në vende të tjera dhe dukshëm i bazuar në vendet e tjera, nuk do e quaja plagjiaturë të pastër, por natyrisht nuk është natyral, dhe që në këtë moment fillojnë problemet. Është një diskutim që duhet trajtuar në një mënyrë të balancuar nëse ishte i vështirë apo i thjeshtë. Çështja që shtrohet është se çfarë duam të masim, çfarë duhet të dinë maturantët. Testi nuk ka një peshë të drejtë të gjithë këtyre çështjeve. Nëse nxënësve në maturë nuk ju kërkojmë 50-60% të asaj që kanë bërë çfarë kërkojmë prej tyre. Nëse një numër i madh maturantësh kanë pretendime, duhet studiuar sepse duhet të ketë një problem. Nëse në një shtet maturantët ngrihem për çdo lloj gjëje, fajin nuk e kanë maturantët. Po marr një rast, pyetja 22 që nuk është trajtuar
Cili nga variantet e mëposhtëm përmban emër të dygjinishëm? Emra të dygjinishëm janë që në numrin shumës ndryshojnë gjini. Që duhet të marrë një përcaktues në gjininë femërore.
Shikoni cila është përgjigja e saktë që është shkruar gabim: Shulz vë në dukje se mediat sociale kanë nxjerrë në dritë shumë vende më pak të njohura. Kjo nuk është përgjigja e korrekte nëse është përgjigja e saktë, pasi e sakta është: Kanë nxjerrë në dritë vende më pak të njohura.
Është marrë një tekst në një gazetë ku është shkruar siç lexohet, nëse do zbatojmë drejtshkrimin nuk duhej shkruar kështu. Pyetja është pse në morinë e gjithë teksteve merren probleme që vetë gjuhëtarët nuk e kanë zgjidhur përfundimisht? Pse maturantët përballen me një tezë të tillë? Cili është synimi? Ka një program për maturën shtetërore, është dhënë edhe një tezë paraprake, që ishte krejtësisht ndryshe nga teza e provimit. Ne po i testojmë maturantët për ti vlerësuar me një notë, apo t’ju shpallim luftë me gjuhën shqipe dhe t’ju kthehet në makth. Ajo që duhet bërë nga institucionet, të kërkojnë një ndjesë publike, nuk ka asgjë të thuash unë këtë e kam bërë gabim, sikurse ulen pikët për maturantët që bëjnë gabim.
Për mua problemi kryesor ishte edhe koha. Vetë ata që e kanë shkruar a janë ulur për ta parë dhe zgjidhur? Sa kohë ju duhet për të lexuar pyetjet. Mua një rast mu desh ta lexoja disa herë për ta kuptuar pyetjen. Cilët janë hartuesit e testit, pse nuk dalin? Bëhet një mur për të mbrojtur 2-3 veta”, tha pedagogia.