MENU
klinika

"Javën tjetër ia çojmë draftin Komisionit për Zgjedhoren"

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri zbulon çfarë u diskutua

06.06.2020 - 17:44

Damian Gjiknuri ka zbuluar se çfarë është diskutuar sot në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore.

Gjiknuri thotë se u është lënë detyrë ekspertëve të hartojnë ndryshimet ligjore sipas marrëveshjes dhe drafti i këtyre ndryshime ligjore do u kalojë javës tjetër Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore ku është dhe vetë bashkëkryetar.

Kjo mbledhje ka shërbyer për të përkthyer pikat e marrëveshjet në tekst ligjor që i çohet Kuvendit për miratim.

Një gjë të tillë e konfirmoi edhe Petrit Vasili, një nga anëtarët e tryezës së Këshillit Politik që tha se as më shumë dhe as më pak është një mbledhje formale ku do përkthehen draftet.

”Mbledhja e sotme e Këshillit Politik është përmbyllje formale. Ka disa elementë që përkthehen në tekst ligjor që i çohet Kuvendit. Ky është qëllimi dhe as më shumë e as më pak. Pasi të gjitha garancitë dhe marrëveshjet janë arritur, dhe më pas do diskutojmë çfarë u arrit, pasi dhe u arritën garancitë shtesë.”- tha Vasili.