MENU
klinika

"Ja ku do i përqendrojmë energjitë tona"

Përfundon mbledhja e Kryesisë, Basha: Do paraqesim platformën ekonomike në të gjithë vendin

07.06.2020 - 11:49

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur për media në fund të mbledhjes së Kryesisë, duke thënë se opozita e bashkuar do të fokusohet te ringritja ekonomike.

Nga selia e PD, Basha u shpreh se opozita do t’i fitojë këto zgjedhje dhe do iu kthejë ekonominë shqiptarëve, pasi kjo qeveri ka zhvatur Shqipërinë. Më tej, ai shtoi se PD dhe opozita e bashkuar do të paraqesin platformën ekonomike kudo në Shqipëri.

“Sfida më e madhe e çdo familje, e çdo shqiptari, është kriza ekonomike. Kjo krizë nuk mund të zgjidhet nga ta që zhvatën Shqipërinë. Ndaj e gjithë vëmendja jonë është tek e ardhmja. Ndaj PD dhe opozita e bashkuar janë të vendosur të paraqesin platformën ekonomike kudo në Shqipëri. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet, do të kemi në fokus ringritjen ekonomike. Ky do të jetë përqendrimi i gjithë energjive tona. Do përqendrojmë gjithë energjinë tonë te fitorja e zgjedhjeve të ardhshme dhe zgjidhja e krizës së rëndë ekonomike, duke iu ofruar planin tonë shqiptarëve, për t’u kthyer ekonominë atyre”, tha Basha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përzgjedhja e kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkie

Zbardhet propozimi i Bashës në mbledhjen e Kryesisë