MENU
klinika

Prokuroria e Përgjithshme bën publik rezultatin

Përfundon verifikimi për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit

14.06.2020 - 10:47

Gara për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka arritur në fazën ku ka përfunduar verifikimi nga Prokuroria e Përgjithshme për të katër kandidatët që kanë mbetur në garë, Aida Hajnaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj.

Sipas PP, e cila ka nisur informacion në SPAK, duke theksuar se në bazë të ligjit për dekriminalizimin të katër kandidatët e fundit ne garë janë të pastër. Gjithashtu SPAK do të bëj dhe vettingun e kandidatëve. Vettingu do të bëhet nga komisioni me dy prokurorë dhe një gjyqtarë.

BKH është strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore, që heton veprat penale të zyrtarëve të lartë dhe rastet e krimit të organizuar, pranë SPAK-ut. Ngritja e saj ka ngecur prej shumë kohësh tashmë, ashtu si dhe hetimet për koka të mëdha të politikës apo drejtësisë në vendin tonë, që do të duhet të ishin subjekt i kësaj strukture hetimi.