Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH), të shtunën ka vënë 17 gjoba për disa biznese të cilat nuk respektonin masat e marrë për koronavirusin, pas rikthimit në aktivitet. Këto masa vijnë në një kohë kur rastet me Covid po rriten frikshëm, pasi sot u rapotuan 57 të infektuar në 24 orët e fundit.
ISHSH bën me dije se janë marrë 17 Masa Administrative me gjobë në subjektet të cilat janë gjetur në shkelje, duke mos marrë masat mbrojtëse, mos respektuar distancimin social dhe duke moszbatuar protokollet e miratuara.
9 Masa Administrative në Markete/Supermarket/Dyqane ushqimore;
2 Masa Administrative në Bar-kafe/Restorante/ Piceri/Fast food;
3 Masa Administrative në Furra buke/ Pasticeri;
1 Masë Administrative në Zyra Pagesash/Institucione financiare;
1 Masë Administrative në Depo Farmaceutike;
1 Masë Administrative në bashkëpunim me DPSHTRR në Taxi/Shërbim transporti;
DETAJE NGA ISHSH: Gjatë ditës së djeshme, datë 13.06.2020, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, realizoi 985 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit. Janë inspektuar dhe monitoruar:
237 Pika të shitjeve të produkteve ushqimore (markete/supermarket/dyqane ushqimore)
434 Bar-kafe/restorante/ piceri/ fast food
53 Furra buke/ pastiçeri
169 Shitje me pakicë të produkteve të tjera jo ushqimore
19 Zyra Pagesash (OShEE, UK, Shërbim Postar, Filiale bankaetj.)
41 Farmaci
6 Klinikë/ laborator dentar
9 Berber/parukeri
16 Taxi/Mjete Tranporti në bashkëpunim me DPSHTRR.
1 Servis celularësh
Janë marë 17 Masa Administrative me gjobë në subjektet të cilat janë gjetur në shkelje, duke mos marrë masat mbrojtëse, mos respektuar distancimin social dhe duke moszbatuar protokollet e miratuara.
9 Masa Administrative në Markete/Supermarket/Dyqane ushqimore
2 Masa Administrative në Bar-kafe/Restorante/ Piceri/Fast food
3 Masa Administrative në Furra buke/ Pasticeri
1 Masë Administrative në Zyra Pagesash/Institucione financiare
1 Masë Administrative në Depo Farmaceutike
1 Masë Administrative në bashkëpunim me DPSHTRR në Taxi/Shërbim transporti.
ISHSH, çdo ditë në terren për të siguruar zbatimin e udhëzimeve të protokolleve, zero tolerancë ndaj çdo subjekti.
Inspektimet dhe monitorimi vijojnë në të gjithë qarqet e vendit, por kërkohet vetëndërgjegjësim i të gjithë subjekteve dhe qytetarëve sepse respektimi i masave i shërben shëndetit të të gjithëve!
#InspektoratiShtetërorShëndetësor