Presidenti Ilir Meta ka qenë i ftuar në një drekë pune me rastin e kalimit të Presidencës së Grupit V-4 nga Çekia te Polonia.
Gjatë këtij takimi, Kreu i Shtetit Shqiptar ka shprehur besimin për suksesin e kryesisë së re polake në realizimin e objektivave mjaft ambicioze në një periudhe me sfida të mëdha për mbarë Europën.
Mesazhi i Metës:
Kënaqësi të isha dje i ftuar në një drekë pune me rastin e kalimit të Presidencës së Grupit V-4 nga Çekia te Polonia. Përgëzova Ambasadorin e Çekisë për kryesimin me sukses të Grupit përgjatë një viti të vështirë.
Shpreha besimin për suksesin e kryesisë së re polake në realizimin e objektivave mjaft ambicioze në një periudhe me sfida të mëdha për mbarë Europën. Frymëzuese motoja e Presidencës polake: “back on track”. Mjaft aktuale për të gjithë.
Falenderova vendet e Grupit V-4 për mbështetjen ndaj Shqipërisë?? në procesin e integrimit europian??. Bashkëpunimi i tyre është shembull i shkëlqyer edhe për rajonin tonë.