MENU
klinika

Premier League, Java 30

Përmbysje me “aromë Champions” për Chelsea

21.06.2020 - 18:16

Chelsea ka marrë një fitore me shumë vlera, teksa ka përmbysur shifrat 2-1 ndaj Aston Villa-s. Në këtë sfidë Blutë e Londrës luanin si udhëtues, por këto tri pikë janë me aromë Champions për sezonin e ri.

Edhe pse ishte pranë largimit, Oliver Giroud po e shpërblen këtë zgjedhje të bërë, duke shënuar gol ndaj Aston Villa në një ndeshje tepër të vështirë jashtë fushe për djemtë e Lampard.

Blutë e gjetën veten në disavantazh në fund të pjesës së parë pasi Hause shënoi për Aston Villa. Por Pulisic në 60’ dhe Giroud në 62’ përmbysën gjithcka. Vendasit patën kohë mjaftueshëm për barazim, por nuk ia dolën dot.