MENU
klinika

Edi Rama bën lëvizjen e papritur

Përplasjet e forta në distancë me Albin Kurtin

29.06.2020 - 11:45

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë pritet ta takojë edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu.

“Takimi do të mbahet në ora 17:00 në selinë e Lëvizjes Vetevendosje”, ka thënë shkurt ai për mediat kosovare.

Ky takim nuk ishte pjesë e axhendës zyrtare të kryeministrit Rama.

Kujtojmë se Rama ka patur përplasje në distancë me ish-kryeministrin Kurti.