Një ngjarje e rëndë ka ndodhur reth orës 15:00 në rrugën “5 Maji” në Tiranë, ku dy punëtorë kanë rënë nga lartësia.
Mësohet se Y.C, 47 vjeç dhe S.M, 59 vjeç po punonin në një shtëpi private, ndërsa mësohet se janë transportuar menjëherë në spital.
Dy personat ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 21.06.2020, rreth orës 15:00, në rrugën “5 Maji”, duke punuar në një banesë private, kanë rënë nga lartësia shtetasit Y.C., 47 vjeç dhe S.M., 59 vjeç, të cilët u dërguan menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.