MENU
klinika

Letra e Parë e Shën Palit Apostull drejtuar Korintasve

Poezia biblike mbi dashurinë

19.06.2020 - 06:35

1 Po t’i flisja gjuhët e njerëzve e të engjëjve,
por po të mos kisha dashurinë,
do të isha porsi bronzi që kumbon
e porsi cimbali që tingëllon.
2 Po ta kisha dhuratën e profecisë
e t’i dija të gjitha misteret
e të gjitha dituritë;
po ta kisha edhe fenë e plotë,
me të cilën të mund t’u ndërroja vend maleve,
por po të më mungonte dashuria,
s’do të isha asgjë!
3 Po ta ndaja lëmoshë mbarë pasurinë time
dhe po ta jepja trupin tim të digjej,
por, po të më mungonte dashuria,
nuk do të më vlente asgjë!
4 Dashuria është zemërgjerë,
është e dhimbshme, dashuria,
nuk ka smirë,
nuk mbahet me të madh,
nuk krenohet
5 nuk është e panjerëzishme,
nuk kërkon interesin e vet,
nuk hidhërohet,
nuk e mban mend të keqen,
6 nuk i kënaqet padrejtësisë,
por i gëzohet të vërtetës.
7 Arsyeton gjithçka,
beson gjithçka
shpreson gjithçka,
duron gjithçka.
8 Dashuria nuk mbaron kurrë.
Profecitë mbarojnë,
gjuhët shuhen,
njohuritë marrin fund.
9 Sepse njohuria jonë është e kufizuar
dhe e kufizuar është profecia jonë.
10 Por, kur të arrijë përsosmëria,
çka është e kufizuar do të marrë fund.
11 Kur isha fëmijë
flisja si fëmijë,
mendoja si fëmijë,
arsyetoja si fëmijë.
Kur u bëra njeri i pjekur,
flaka çka i përket fëmijërisë.
12 Vërtet, tani shikojmë si në pasqyrë
e në mënyrë të errët,
por atëherë do të shohim faqe-faqas!
Tani njohuria ime është e kufizuar,
atëherë do të njoh plotësisht,
siç jam i njohur.
13 Tani, veç, mbetet
feja,
shpresa
e dashuria
-këto të trija-
Porse më e madhja ndër to është dashuria.

Marrë nga Bibla në shqip, përkthyer nga don Simon Filipiaj.

Letra e Parë e Shën Palit Apostull drejtuar Korintasve.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit