29.06.2020 - 10:10
Zbulimi i një rasti të ri me koronavirus e ka çuar në 9 numrin e të prekurve në Pogradec.
Shëndeti Publik ka konfirmuar si pozitive një grua nga një fshat i Pogradecit. Gruaja nuk ka pasur histori me QSUT dhe nuk është as person kontakti me të infektuarit më herët.
Autoritetet e Shëndetit Publik kanë marrë monstra të personave të kontaktit të gruas së infektuar dhe po vijojnë hetimin epidemiologjik.