22.06.2020 - 10:29
Ministria e Shëndetësisë teksa njoftoi se janë shënuar 33 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë, bëri të ditur se kishte një rast të ri edhe në qytetin e Pogradecit.
Mësohet së në këtë qytet janë marrë 20 tamponë nga të cilët vetëm 1 ka rezultuar pozitiv.
Bëhet e ditur se ai ka qenë familjar i të infektuarve të mëparshëm.