MENU
klinika

Raste të reja me koronavirus

Pogradeci në alarm, i rikthehet izolimit

21.06.2020 - 10:28

Rastet e të infektuarve me koronavirus ka prekur edhe qytetin e Pogradecit, i cili në shpërthimin e pandemisë në muajin mars nuk kishte asnjë të prekur.

Ditën e sotme janë shënuar katër raste të reja, duke e çuar në 7 numrin gjithsej. Mësohet se rastet e reja janë të gjithë persona kontakti të rasteve të para.

Për këtë situatë të re, bashkia e Pogradecit ka apeluar që qytetarët të jenë sa më të kujdesshëm. Fillimisht tre rastet e para u shënuan në qendrën shëndetësore të këtij qyteti.

“Për më shumë se 3 muaj Pogradeci i rezistoi virusit falë masave të marra nga ana jonë, Policia, Njësia e Kujdesit Shëndetësor dhe institucione të tjera. Me keqardhje ju njoftojmë se sot janë konfirmuar 3 raste me Covid19 në Pogradec, persona kontakti në kryeqytet.

Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve njësive të shërbimit, marketet, tregtarëve etj, të zbatojnë masat e higjienës, të përdoren masa mbrojtëse si (maska, doreza dhe dezinfektantë) shmangni grumbullimet masive dhe kontaktet me njerëzit.

Të gjitha këto masa do të izolojnë virusin dhe pse jo shumë shpejt të dalim nga harta e qyteteve të prekura”, thuhet në njoftimin e bashkisë së qytetit të Pogradecit.

Por bashkia nuk është ndalur më kaq, duke kërkuar që të mos dalin nga shtëpia personat e moshës së tretë.

“Apel i drejtpërdrejtë për moshën e tretë të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin çdo kontakt. Grupet e punës janë në terren për monitorimin e zbatimit të masave dhe për shkelësit do ketë penalitete të rënda”, thuhet në njoftimin e bashkisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kryeson Lezha, ja qyteti që mbetet në fund

Cili qark është më kursimtari këtë vit?

U shpallën në kërkim pas protestës së opozitës në Elbasan

Ndalohen nga policia kryetarët e PD-së dhe PL-së në Pogradec

Preferohet për historinë, kulturën, traditat dhe kulinarinë!

Shqipëria, destinacioni i të huajve edhe në vjeshtë