MENU
klinika

"Do të forcojë demokracinë"

Pompeo: Mirëpres marrëveshjen për Reformën Zgjedhore në Shqipëri

10.06.2020 - 20:35

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo thotë se mirëpret marrëveshjen midis mazhorancës dhe opozitës jo parlamentare në Shqipëri.

Sipas tij, marrëveshja do të forcojë demokracinë në Shqipëri.

Unë gjithashtu mirëpres marrëveshjen ndër-partiake të Shqipërisë për reformën zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë e saj dhe do të forcojë më tej të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të kodifikojnë këtë marrëveshje politike”, tha ai midis të tjerash në konferencës për shtyp.