MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Prej një jave më shqetëson një dhimbje shpine. Çfarë mund të jetë?

15.06.2020 - 11:37

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Prej një jave më shqetëson një dhimbje shpine. Çfarë mund të jetë?

Mjeku: Nëqoftëse dhimbja e shpinës vazhdon edhe përgjatë 2-3 ditëve është më mirë të konsultohet me mjekun, sepse dhimbja mund të ketë shkaqe të tjera.

Së pari, dhimbje pelvike që lokalizohen në pjesën e poshtme të bacinit, mund të kenë shkak, përshembull, sëmundjet gjinekologjike ose të ciklit menstrual.

Së dyti, shkaqe të tjera të dhimbjeve të shpineës janë hernia diskale, të disqeve intervertebrale dhe artitet e shtyllës kurrizore;

Së treti, shkaqe të rralla janë sëmundjet sistemike që interesojnë shtyllën kurrizore, si tumoret metastatike;

Së katërti, shkaqet e dhimbjeve të shpinës kanë dhe origjinë të një anomalie të lindur, si “spina bifida”.

Së pesti, shkaku më i përhapur i dhimbjeve të shpinës janë osteoporoza, osteoartritet, nervi shiatik, fibromyositet.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.