Përtej skenave të protestës dhe rezistencës që po shfaqet në qytete të ndryshme të Amerikës këto kohë, një lëvizje e një lloji tjetër po evidentohet mbi gjithçka. Pikëpamjet e popullit amerikan mbi përhapjen e racizmit kanë marrë një kthesë krejt ndryshe nga ajo e disa viteve të kaluara. Asnjëherë më parë në historinë e sondazheve, amerikanët nuk kanë shprehur një marrëveshje kaq të hapur kundër diskriminimit racor, shkruan New York Times.
E nxitur nga lëvizja “Black Lives Matter”, kjo zhvendosje e ka përgatitur vendin për një qasje të re që duket se po vendos themelet e orientimit të shumicës së amerikanëve.
Në një sondazh të universitetit Monmouth të bërë publik vetëm pak ditë më parë, 76 përqind e amerikanëve, përfshirë 71 përqind të njerëzve të bardhë e quajtën racizmin dhe diskriminimin “një problem të madh” në Shtetet e Bashkuara. Kjo është një goditje me 26 përqind rritje që nga viti 2015-të. Në sondazh, 57 përqind e amerikanëve thanë se zemërimi i demonstruesve ishte plotësisht i justifikuar dhe 21 përqind e tjerë e quanin disi të justifikuar.
Në sondazhin e Monmouth, dhe në një tjetër të lëshuar këtë javë nga CBS News, saktësisht 57 përqind e amerikanëve thanë se oficerët e policisë amerikane kanë më shumë shanse që të trajtojnë keq dhe padrejtësisht një njeri me ngjyrë, se njerëzit e bardhë. Në të dy sondazhet, rreth gjysma e personave të bardhë u shprehën kështu. Ky është një ndryshim drastik, veçanërisht për amerikanët e bardhë, të cilët nuk e kanë pranuar historikisht se njerëzit me ngjyrë në SHBA përballen me diskriminim racor.
Anup Gampa, një psikolog në Harvey Mudd College në Kaliforni dhe një nga autorët e studimit, tha se ndryshimi i qëndrimeve kishte ndodhur midis njerëzve të të gjitha moshave, si edhe midis konservatorëve, si dhe liberalëve.
Por me një varg protestash konfrontuese që u shfaqen për të fituar një mbështetje të gjerë, ka prova që tregojnë se llogaritja nuk është gjithmonë aq e drejtpërdrejtë. Kishte incidente plaçkitjesh dhe zjarrvënësish gjatë pikut të lëvizjes “Black Lives Matter”, më së shumti në Ferguson, ku u vra Michael Brown dhe Baltimore ku vdiq Fredi Gray. Megjithatë lëvizja dhe protestat nuk u zbrapsën.
Douglas McLeod, një profesor i gazetarisë në Universitetin e Wisconsin i cili studion ndikimin e lajmeve në lëvizjet sociale, tha se njerëzit morën një larmi informacioni këto ditë, specifikisht mediat sociale. Kjo mund të ndihmojë për të shmangur ato që ai i quajti “disa konventa në mbulimin mediatik të protestës sociale që funksionojnë kundër protestuesve”, përfshirë një tendencë për t’u përqëndruar në raste të dhunës tek protestuesit, edhe kur ato janë relativisht të rralla.
Doktor McLeod tha se ndërsa videot tregojnë brutalitetin e policisë kundër njerëzve me ngjyrë janë shfaqur pamëshirshëm në mediat sociale, ato kanë ndihmuar në bindjen e amerikanëve skeptikë se ekziston një problem endemik me racizmin. “Kur këto gjëra grumbullohen me kalimin e kohës dhe ne fillojmë të shohim gjithnjë e më shumë nga këto imazhe, provat fillojnë të bëhen më të pakontrollueshme”, tha ai.
Raundi i tanishëm i protestave është i udhëhequr nga të rinjtë, dhe gjithashtu, në një farë mase, është ndryshimi i ndjenjës mbarëkombëtare.
Në një sondazh të fundit në Washington Post / Ipsos të Afro-Amerikanëve, në mesin e të anketuarve nën dhe 35, nëntë nga 10 thanë që nuk besojnë se policia trajton në mënyrë të barabartë njerëzit e të gjitha racave.
Por, përtej çdo qëndrimi apo revolte, shifrat e sondazheve këtë herë zbuluan hapur se amerikanët kur duan bëhen bashkë për kauza të rëndësishme dhe të mëdha.