MENU
klinika

Ja 5 kërkesat urgjente drejtuar qeverisë!

Punonjësit e transportit publik sot në protestë

17.06.2020 - 08:30

Punonjësit e transportit publik do të organizojnë sërish sot një protestë, në orën 11:00 pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërkohë, shoqatat i kanë shtuar 4 kërkesave të tyre dhe 1 pikë tjetër, atë të pagës shtesë, për shkak të shtyrjes së afatit të nisjes së transportit publik në vend.

Në 4 kërkesat e tjera, shoqatat e transportit kërkojnë që të hiqet akciza për naftën dhe taksat për karburantin, ashtu si për sektorin e peshkimit, të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6%.

Po ashtu, kërkojnë rimbursimin e kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese, por edhe rimbursimin në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas.

Kujtojmë që transporti publik në vend është pezulluar që prej 12 marsit, ndërsa, ende e paqartë se kur do rinisë aktivitetin ky sektor.