MENU
klinika

Çfarë po ndodh?

Rama dhe Ruçi, 1 orë e 30 minuta takim kokë më kokë me opozitën parlamentare

10.06.2020 - 19:51

Prej më shumë se 1 orë tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës ndodhen në takim me kryeministrin Rama dhe kryeparlamentarin Ruçi, si dhe me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Takimi i opozitës parlametare dhe hierarkisë më të lartë të PS-së po zhvillohet te Kryesia e Kuvendit.

Ata kanë kërkuar qysh më 5 qershor, duke kushtëzuar votën e tyre në lidhje me marrëveshjen e këshillit politik për reformën zgjedhore, që të ketë ndryshime të tjera në lidhje reformën zgjedhore.Ata kërkojnë së paku listat e hapura, votën e emigrantëve dhe depolitizimin e administratës zgjedhore

Sipas marrëveshjes me 12 të arritur në Këshillin Politik, asnjë nga këto kërkesa nuk kanë një dakordësi nga PS dhe PD.

Takimi i sotëm zhvillohet në këtë kuadër, ku këta kryetarë grupesh parlamentare i kërkojnë Ruçit dhe Ramës të dëgjohen.

PS ka vetëm 78 vota, por për kalim e këtij ligji duhet 84 vota, ndërkohë që brenda vetë opozitës parlamentare ka zëra që do të votojnë pro kësaj marrëveshje.

Reforma Zgjedhore është një nga 15 kushtet kryesore të Bundestagut në lidhje me hapjen e negociatave të vendit tonë me BE, prandaj synohet që të arrihet një konsensus sa më i madh.