Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Konferencën Vjetore të Sigurisë në SOBE ka folur në lidhje me katër çështje të rëndësishme për të cilat shtetet duhet të angazhohen më tepër.
Së pari ai ka folur në lidhje me situatën e kruijuar nga koronavirusi, për të cilën ka thënë se duhen rritur masat e sigurisë, pasi edhe shtetet më të pushtetshme janë gjunjëzuar para këtij virusi.
Më gjatë është ndalur te lufta në Krime, Ukrainë, ku konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë po i merr jetën shumë fëmijëve dhe grave të pafajshme. Rama tha se ka nevojë për një armëpushim total, në mënyrë që të mos humben më jetë të pafajshme.
Rama është ndalur edhe te lufta kundër krimit të organizuar dhe kontrollin e armëve, duke u shprehur se shtetet dhet të marrin më shumë përgjegjësi.
“Do doja të ndaja mendimet e mia në katër fusha. Së pari për COVID-in. Na ka kujtuar dobësitë tona, pavarësisht kapaciteteve tona të pushtetit. Ne duhet të reflektojmë për efektet e sigurisë, por nuk mund ta shpërqëndrojmë mendjen tonë nga detyrimet e tjera.
Së dyti për konfliktin që po merr jetë të pafajshme, që po merr jetë të fëmijëve të pafajshëm. Është koha të tërhiqemi nga lufta, është koha për një armëpushim. Duhet të kujtojmë që jemi qenie njerëzore. Në shkurt bëra vizitën e parë në Ukrainë ku pashë punën e OSBE në terren. Isha vërtet optimist dhe kam vijuar që të jem pjesë por jam i shqetësuar. Në mbështetje të kësaj duhet të rigjallërohen diskutime të besueshme. I bëj thirrje palëve të marrin përgjegjësitë e tyre.Një armëpushim i plotë është thelbësor.
Puna e misionit të posaçëm të monitorimit po vazhdon, por po pengohet nga disa faktorë. Si të gjithë, unë shpresoj të shoh përparim të mëtejshëm në Ukrainë. Ky nuk është i vetmi konflikt dhe krizë në rajon. Duhet të forcojmë instrumentet që OSBE ka në dispozicion për të ndalur këto konflikte.
Pika e tretë është terrorizmi dhe krimi i organizuar, që ka marrë shumë jetë dhe i ka kushtuar shumë ekonomive tona. OSBE ka që në 2016 që nuk ka ndërmarrë një angazhim të ri kundër terrorizmit. Duhet parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm. Krimi i organizuar është një tjetër fushë ku Shqipëria do ta luftojë. Nuk mund të përballemi me krimin vetëm në një zonë, por duhet të shohim të gjithë ciklin. Nuk duhet të harrojmë se krimi i organizuar mbetet i frymëzuar nga krimet financiare. Vigjilenca duhet të jetë te siguria kibernetike.
Së katërti dua të reflektoj mbi kontrollin e armëve. Kjo kërkon besim. OSBE ka një bilanc për t’u krenuar, por kanë nevojë të mbrohen. Ju kërkoj shteteve anëtare të ulin rrezikun e përdorimit të armëve. Aty ku mundeni të shohim se ku mund të edhim hapa përpara. Inkurajoj shtetet që mbështesin masa për kontrollin e eksportit dhe sigurinë kundër aplikimit të tyre. Ne u shërbejmë popujve tanë. Kemi nevojë për ripeërtëritje të synimeve.
Na duhet dialog i mirëfilltë mbështetur te respekti dhe jo te deklaratat dhe fajësimet. Jam i sigurt që gjërat mund t’i ndryshojmë nëse ndryshojmë qasjen tonë. Duke u mbështetur te përkrahja juaj për këtë mision jo të lehtë por të nderuar, ju uroj suksese”, tha Rama ndër të tjera.