Kryeministri Edi Rama reagon për rinisin e shërbimit të transportit publik, duke filluar nga 15 qershori.
Përmes një njoftimi në “Facebook”, Rama njofton se qeveria do ta mbështesë këtë sektor përmes njohjes si shpenzim të zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, si dhe duke mos iu marrë taksa deri më 31 dhjetor 2020.
Mesazhi i Ramës:
? TË HËNËN 15 QERSHOR RINIS SHËRBIMI I TRANSPORTIT URBAN DHE NDËRURBAN, SIPAS PROTOKOLLIT TË MIRATUAR TË SIGURISË SHËNDETËSORE?
QEVERIA DO TA MBËSHTESË KËTË SEKTOR PËRMES:
• NJOHJES SI SHPENZIM TË ZBRITSHËM TË 100% TË KONSUMIT TË NAFTËS
• ZERO TAKSA DHE PO ASHTU ZERO TARIFA VENDORE DERI NË 31 DHJETOR 2020?
? BRENDA 2020 DO TË KRYHET REFORMA E PLOTË LIGJORE/FISKALE E SEKTORIT DHE NË 1 JANAR 2021 DO TË NISË ZBATIMI I SAJ ME BILETËN ELEKTRONIKE SI HAP I PARË
⛔️ NDALOHET KATEGORIKISHT RRITJA E ÇMIMIT TË BILETËS PËR QYTETARËT?