MENU
klinika

"Një mbyllje e dytë do të ishte dërrmuese"

Rama: Nëse vazhdojmë kështu do na duhet të rimbyllemi

16.06.2020 - 15:01

Kryeministri Edi Rama doli sërish në një komunikim live për qytetarët, ku foli për situatën aktuale në lidhje me covid-19 në vendin tonë.

Ai tha se çdo qytetar duhet të ndërgjegjësohet dhe të respektojë masat, në të kundërt, nëse situata vijon e përkeqësohet, Shqipëria do detyrohet të rimbyllet.

“Sa herë ua kam thënë se Covid është një armik i padukshëm dhe nuk ka ikur ende. Se sa shumë u shtuan zërat tuaj se kjo është një lojë politike, se është kosnpiracion ndërkombëtar, se këtë e bëj unë se jam diktator, se jam autoktrat, se kisha frikë nga protestat e ku di unë se çfarë, e të tjera e të tjera. Po nuk i vë dot faj askuj që u mërzit dhe u nervozua nga ajo mbyllje e madhe. As atyre që gjithnjë e më shumë që kalonin javët, mendonin se rezultati i mirë nuk lidhej as me masat dhe sakrificën që ju vetë bëtë. Nuk i vë faj as atyre që më politikën e tyre “hip se të vrava e zbrit se të vrava” dhanë shembull skandaloz në këtë luftë të përbashkët. Kur vendosëm javë pas jave që të lirojmë masat, ishim të qartë që dhe hapja do të sillte me vete rrezikun e harresës. Megjithatë bëmë gjënë e duhur, bëmë protokolet e duhura. Isha dhe jam dalord me këdo që kërkonte kthimin në normalitet, duke thënë përditë e më shumë se shëndeti i ekonomisë familjare nuk mund të dobësohej përtej një pike të caktuar. Nga ana tjetër kemi zgjedhur rrugën e mirëkuptimit dhe jo ndëshkimit, për bizneset që nuk i respektojnë protokollet e sigurisë. Halli na zuri të gjithëve bashkë, e kemi thënë që numri do të rritej. Duhet një solidaritet i ri në respektimin e rregullave. Me policë dhe ushtarë mund të kontrollosh mbylljen, por jo të disiplinosh hapjen, nëse secili nga ju nuk bënë gjënë e duhur. Unë nuk kam ndryshuar mendim, ekonomia ulet dhe ngrihet, por të vdekurit nuk ngjallen. Asnjë nuk ka vdekur për bukë, kurrë, që nga koha e Skenderbeut. Një mbyllje e dytë do të ishte dërrmuese, fatale për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nëse vazhdojmë kështu fatkeqësisht do na duhet të rimbyllemi dhe të përballojmë me shumëfish sekëlldinë që provuam kur u mbyllëm. Por s’dua ta zgjas me atë që do heqim po u mbyllëm prapë. Ende jemi në kohë, ende e kemi vetë në dorë ta kontrollojmë armikun e padukshëm. Ai s’ka ikur asnjëherë”, tha Rama.