Kryeministri Rama ka paralajmëruar prerë sot kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe nënktyetarin e LSI-së Petrit Vasili, të ndalin sulmet e shantazhet, e të ruajnë paktin e firmosur të Reformën Zgjedhore, që një fije e ndan nga grisja.
Në fund të fjalës së mbajtur në Kuvend, Rama ka pranuar pa asnjë hezitim se marrëveshja e formosur me dakordësi mes palëve dhe ndërmjetësim të ndërkombëtareve është kthim mbrapa dhe jo reformë.
“Ajo që i them sit edhe një herë Lulzim Bashës dhe Peço Vasilit, është mos vazhdoni të dilni dhe të shani, mos vazhdoni të shantazhoni, mos nxirrni lloj lloj të papunës të kësaj foltoreje që për të të siguruar rrugën punonin si sharës profesioniste në këtë foltore për të sulmuar PS, mos na tundoni se për atë Zot, ajo marrëveshje është një marrëveshje që ka krijuar kushte pozitive në raport me klimën dhe partnerët, por për mua ajo nuk është reformë, por kthim i madh mbrapa i vetëdijshëm qe e kemi bërë ne, në funksion të faktit që Shqipëria të mos bëhet parë muhabet kafenesh lart e poshtë nëpër Europë. Por një fije peri e ndan realizimin deri në fund të saj, nga grisja e saj dhe këtë fije peri ta ruajë mirë Basha e Peco Vasili e të gjithë ata se nuk ua kemi për borxh të na sulmojnë, shpifin e akuzojnë cdo ditë, ndërkohë që dua, s’dua unë është fakt që shumica e shqiptarëve as nuk e pëlqejnë atë marrëveshje dhe nuk i duan listat e mbyllura”- tha Rama.