Kryeministri Edi Rama reagon pas opinionit paraprak të Komisionit të Venecias për të rrëzuar paketën anti-shpifje të propozuar nga mazhoranca socialie.
Rama shkruan në ‘Twitter’ se qeveria pa humbur kohë do të adresojë në Kuvend sugjerimet e vyera të Venecias dhe do të garantojë me ligj të drejtën e çdo njeriu për t’u mbrojtur nga shpifja.
Në opinionin e tij, Komisioni i Venecias theksonte se kjo paketë, sipas vërejtjeve të konstatuara dhe nga autoritetet, mund të sjellë më shumë dëme, se sa të mira.
“Mirënjohje Komisionit të Venecias për Opinionin mbi “Antishpifjen”!Tani pa humbur kohë të adresojmë në Kuvend sugjerimet e vyera dhe të garantojmë me ligj të drejtën e çdo njeriu për t’u mbrojtur nga Shpifja,si dhe detyrimin e çdo portali për t’u identifikuar si subjekt i ligjit”, shkruan Rama.
Komisioni i Venecia ka rrëzuar në draft- opinionin e plotë Paketën Anti- Shpifje duke theksuar se ajo nuk është gati për miratim.
‘’Komisioni konsideron që projektligji nuk është gati për miratimnë formën e tyre aktuale. Ligji vuan nga paqartësia dhe ka të ngjarë të ketë një “efekt të ftohtë” duke shtypur diskutimin e lirë dhe fjalimin politik në sektorin shqiptar të internetit.’’- thuhet në opinion.
Po ashtu ‘Venecia’ shprehet se duhet një rishikim i thellë i draftit të hartuar nga mazhoranca pasi edhe problemet e evidentuara nga autoritetet shqiptare janë serioze.
Po ashtu Komisioni i Venecias ka kritika për përzgjedhjen e anëtarëve të AMA-s dhe kompetencave që i shtohen asaj pasi shkruan se nuk dihet nëse do ketë një rol pozitiv si dhe duhet një tjetër mekanizëm për anëtarët e AMA-s.