Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme kryenegociatorin e Shqipërinë në Bashkimin Europian, Zef Mazi dhe grupin e punës që do të merret me integrimin e vendit në këtë Union.
Rama e nisi me një batutë, duke thënë Mazi është ulur në krahun e tij të majtë, por politika e tij është asnjanëse, teksa foli me superlativa për të. Rama pati edhe një opozitën, duke thënë që të mos mbeten vetëm tek fjalët që duan integrimin në Be, por të bashkëpunojnë përtej konflikteve. Ndërkohë, si një përgjigje ta, Rama tha se me çeljen e procesit të Integrimit, nuk do të ketë 9, 5, apo 15 kushte, por mijëra, dhe për këtë shprehet se nuk e ekzagjeron aspak. Arsyet i ka listuar më poshtë.
“Kam parë me kuriozitet ekesperiencat e vendeve të tjera. Serbia zgjodhi një politologë. Mali i Zi ia besoi këtë pozickion një eksperti bujqësie. Maqedonia e Veriut duket se do ia besojë një juristi të njohur në vend. Kroacia zgjodhi një zëvendës ministër të Ekonomisë për të përfunduar negociatat e veta shumë me sukses. Ne kemi preferuar të vëmë bastin tonë) një bast që nuk dihet sa zgjat në kohë) me një diplomat me histori të veçantë në suazën e diplomacisë shqiptare Zef Mazit, që ka shërbyer për shumë vite për shtetin shqiptar, por ka shërbyer edhe për organizma të rëndësishëm ndërkombëtar. Ai është më shumë se diplomat. Zef Mazi hyn tek ata njerëz që përfaqëson të dyja anët e medaljes në këto 30 vjet, anën e medaljes që flet për shërbimin këtu për vendin dhe së dyti flet për eksperiencën në shërbim të një bote më të mirë jashtë vendit dhe brenda institucioneve më të mira ndërkombëtare. Zoti Mazi ka Cv të pasur. Ai është parë si kandidat për të qenë president.
E kam në krahun tim të majtë në tavolinë, por ai i qëndron diplomacisë as majtas e djathtas, por interesa e të kombit. Është më shumë se një diplomat, falë kontributit në agjencisë e teknologjisë bërthamore dhe formulimin e politikave afatgjata për një botë të sigurt, hyn në rrethin e atyre njerëzve që Shqipëria i ka dhe jo pak në botën e sotme dhe në një farë mënyrë përfaqëson të dyja anët e medalje e 30 viteve të fundit. Është një ndeshje që nuk dihet se sa kohë do zgjasë integrimi ne BE. Një individ që duhet të ketë refencën e të gjitha palëve dhe ky është një proces ku palët nuk duhet të mjaftohen me shprehen për integrimin në BE por të gjejnë forca për të bashkëpunuar përtej konflikteve politike që prodhon dita. Është një sfidë e madhe për kryenegociatorin, nga njëra anë do të përfaqësoj ekipin tonë përballë ekipit tjetër, por duhet të krijojë një frymë, disiplinë skuadre kushte që koordinatorët t’i përkushtohen këtij procesi, jo si një punë e dytë se një pjesë janë zv. ministrja, por nga momenti i krijimit të kësaj skuadre, ky është prioriteti numër një dhe nuk është një punë dytësore, por një punë në skuadër, ku nuk bëhet fjalë vetëm për personat e kontaktit për bërthamën e re që çdo institucion që duhen motivuar nga përfaqësuesit e këtij rrjeti. Përzgjedhja është bërë mbi profilet më të përshtatsh,e, por nga ky moment të gjithë ta kenë të qartë që janë në varësi të kryenegociatorit dhe do të jetë ai që do të përcaktojë vijimësinë e gjithë secilit.
Mbajtja e kontakteve të drejtëpdrejta, hartimi i politikave,i drafteve për të përmbushur sa më shpejt, të gjitha detyrat që lidhjet me kapituj e integrimit, Grupi do të mbështetet nga të gjitha kapacitet e qeverisë, që do të vijojë të bëjë rolin e tij. Nuk është qeveri më vete, dhe qeveria nuk i lan duart me këtë punë, por ndërvepron intensivisht me këtë grup, por ky grup nga një pushtet me rëndësi të madhe dhe urdhërues mbi qeverinë dhe institucioneve. Për interesa partiake mund të recitohet kënga e kushteve, por në fakt me rifillimin e këtij procesi janë mijëra, se mijëra janë faqet e përafrimit dhe përputhjes së legjislacionit dhe dokumenteve lidhur me këtë proces. Nuk është vetëm shkrimi i ligjeve, por edhe zbatimi i tyre., Nëse sot për të arritur në çeljen e Konferencën ndërqeveritare, që është hapja formale dhe zyrtare kur qeveria e BE dhe e Shqipërisë ulen në tryezë”, tha Rama.