MENU
klinika

"PS nuk bën koalicion me LSI!"

Rama shpërthen ndaj Metës: Nxjerrja e mesazheve me diplomatin shëmti e madhe

09.06.2020 - 08:10

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer dje në kritika të forta ndaj presidentit Ilir Meta. Ky i fundit javën që lamë pas nxori në publik një SMS me një diplomat, ku pretendonte se ishte provë që tregonte kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Shefi i qeverisë në një intervistë për “Open” e cilësoi shëmti të madhe nxjerrjen e këtij mesazhi. Nga ana tjetër Rama e deklaroi sërish se PS nuk do të bëjë koalicion me LSI.

-A e konsideroni sukses marrëveshjen e së premtes në lidhje me reformën zgjedhore?

Sukses është një fjalë shumë e madhe, por duke qenë se ne në atë tryezë na çoi disponimi për të lehtësuar peshën e frikës së PD nga zgjedhjet dhe duke qenë se ajo që ne donim të arrinim së fundi është një marrëveshje që Lulzim Basha dhe PD të dilnin të lehtësuar. Mendoj se kjo gjë u arrit dhe pse nuk u arrit depolitizimi i administratës zgjedhore, gjë që u ra dakord që do të bëhej por jo në zgjedhjet e ardhshme.

-Është e vërtetë që BE ka pasur një projekt për depolitizimin dhe ju nuk pranuat?

Nuk e kuptoj se si mund të ketë depolitizim duke përjashtuar administratën. Një variant i tillë nuk ekziston. Nuk është e vërtetë. Nuk është e mundur.

-Ka pasur një propozim nga PD dhe është punuar, por është refuzuar nga PS?

Pyetja ishte nëse ka pasur nga BE dhe jo nga Partia Demokratike.

-Po propozimi i PD? Që komisioneri të ishte nëpunës dhe jo politik, a e depolitizonte kjo?

Nuk ka qenë ky propozim. Ky ka qenë i bërë nga ne dhe është refuzuar nga PD.

-Bylykbashi thotë që Rama donte të kapte komisionet…

Ajo që po ju them është që ne kemi propozuar në vazhdimësi një zgjidhje që adresonte rekomandimet e ODIHR. Depolitizim i administratës, duke përjashtuar njerëzit që punojnë për shtetin, nuk ka në asnjë vend të botës. Nëse do mendonim bankierë apo mësues në privat atëherë duhet të bëjmë aritmetikë. Ne na duheshin 16.500 anëtarë. 16.500 bankierë nuk gjenden as në SHBA. Mësuesit nuk u pranuan fare dhe mësues në privat, bankierë dhe psikologë të gjithë bashkë nuk i bën dot kaq. Arsyeja pse në të gjithë botën administrata përdoret edhe për administrimin zgjedhor është sepse administratën e detyron me ligj që në rast se i del emri për të shkuar, shkon dhe e bën ndryshe sanksione. Një qytetar të zakonshëm e detyrojnë në Gjermani, por nuk e detyrojnë në shumë vende të botës dhe nuk do ishte garanci për zgjedhjet që të bazohesh te njerëz vullnetarë.

-Propozimi ishte që një komisioner zgjedhor do trajnohej dhe do kishte dy ndihmës.

Po flasim për një proces që ka mbarur dhe propozimin e PD që është miratuar prej nesh që të rrimë siç jemi, se jemi më mirë se çdo variant.

-Ditën e enjte nga gati një orë fjalim, pjesën më të madhe e kishit në argumente se pse është i mirë depolitizimi. A na thoni diçka, në 10 orë pse u ndryshua qëndrimi juaj?

Qëndrimi im nuk ka ndryshuar asnjë milimetër. Ato që kam thënë i përsëris prapë. Nuk ka ndryshuar qëndrimi im në raport se pse më e mira për zgjedhjet në Shqipëri është që të vendosen në komisione persona që kanë detyrim të drejtpërdrejtë ndaj ligjit dhe ndaj vetes sepse nëse shkelin ligjin dhe ushtrojnë detyrën me mangësi penalizohen te vetja e tyre. Këtë e kam thënë. Ne ishim aty për të marrë konsensusin e PD për Kodin Zgjedhor në funksion të heqjes së çdo alibie dhe të çdo arsyeje për të mbajtur gjallë një konflikt absurd. Këtë deshëm dhe këtë morëm. Sistemi aktual, unë e kam thënë dhe e konfirmon PD se nuk ka qenë asnjë herë problemi për zgjedhjet në Shqipëri. Në kuptimin e vullnetit të zgjedhësve, asnjëherë zgjedhjet që nga 1996 nuk kanë vuajtur nga përthyerja e vullnetit të popullit, asnjëherë. Nuk është se me këtë sistemi zgjedhjet do ishin të konsumuara, por nëse do bëhej ajo që ne kemi thënë do të ishte më mirë.

-Opozita pretendon se administrata është e politizuar…

Kjo është fantazi e shfrenuar nga frika e zgjedhjeve, nuk ka lidhej me realitetin pasi është e pamundur të gjendet në Shqipëri, një person i cili punon në administratën publike, në shërbimin civil, që mbrohet me status të veçantë të cilin nuk e largon nga puna dot, sepse të çon në gjyq, të shkoj në komision dhe të bëj numra me detyrën me zgjedhjet, duke plotësuar atë kuadrin e fantazisë që thonë e këta janë rilindësit që marrin kutitë, dhe tjetri po të shikoni shërbimin civil dhe të merrni vetëm ata që mund të konsiderohen si të influencueshëm, ata janë 9 mijë persona. Nga këta 9 mijë, 67% janë në punë përpara viti 2013, ky është një fakt që rrëzon të gjithë propagandën dhe analizat e kryera që administrata është kthyer në një administratë politike, 67% janë para 2013. PD erdhi dhe tha jemi më mirë kështu siç jemi, dhe gjithë ato luftëra e revolucione i dhanë PD atë që kishin që para revolucionit imagjinar, ndërkohë që si pasojë e revolucionit imagjinar humbi vendet në Parlament etj. Nëse kjo është fitore, fitore të tilla paçin përherë.

-Pas nënshkrimit të paktit, opozita po bëhet gati për fushatë. A është ende në fuqi LSI, kurrë mos thuaj kurrë?

Koalicioni i PS me LSI? Jo

-Ju thatë që Aleanca e Teatrit do kthehet në parti, vijoni të mendoni kështu?

Po vazhdoj ta mendoj kështu.

-Keni dijeni për kreun e kësaj lëvizje?

Është parashikim. Herë dalin e herë jo dhe nuk shpjegohen sepse nuk janë parashikime.

-Ambasadorja e SHBA tha se ka një pakt për ta vrarë reformën në drejtësi. Keni një koment?

Nuk kam koment sepse mendoj se sa më përket mua dhe sa i përket PS qysh në ditën e parë që është diskutuar për këtë reformë dhe deri sot që po flasim në studion tuaj, unë dhe PS jemi të vetmit e kësaj reformë, nuk ka tjetër.

-A keni një koment për SMS që publikoi presidenti ku ju përmendeshit për plotësimin e vaknacave në Kushtetuese?

Bërja e SMS publike është një shëmti e madhe për këdo. Dhe jo më për kreun e shtetit dhe pastaj lëre më tutje për kreun e shtetit që komunikon me një diplomat të nivelit të lartë. Një shëmti që ndodh vetëm në Shqipëri. Nuk ndodh askund tjetër. Unë e mora këtë informacion sepse sikundër e kam thënë, unë nuk disponoj kanale televizive në shqip në shpinë time për të mos e shpenzuar edhe atë kohë të shkurtër për të ripërtypur gjithçka ndodh gjatë ditës. I marr informacionet për gjërat kryesore dhe mbasi mora informacion dhe pashë mesazhin dhe nuk e di ku qëndron problemi sepse bëhej fjalë për të votuar në Kuvend dhe nuk bëhej fjalë për të shtrembëruar apo deformuar kuadrin ligjor. Bëhej fjalë për qëndrimin politik të shumicës që unë drejtoj në raport me këtë çështje që interpretohej ndryshe. Ku qëndron arsyeja për të shitur me një SMS një marrëdhënie besimi mes kreut të shteti dhe një diplomati?

-Është te pjesa e fundit ku thuhet që emri i Xhaferllarit të jetë në listën e dytë.

Ky është interpretim. Unë flas për tekstin, nëntekstin ja u kam lënë juve. Ju merreni me nëntekstin harroni tekstin. Shpjegimi është ai që them unë. Unë kam bërë bisedën, unë kam thënë se ne nuk kemi diçka me personin, ne e votojmë lehtësisht nëse është zgjedhje legjitime, por në rastin konkret nuk është.

-A ka rrezik që të kemi një rikthim të pandemisë së Covid-19 dhe Shqipëria të shkojë drejt mbylljes sikundër po ndodh në Maqedoninë e Veriut?

Të dhënat e deri tanishme nuk janë një trend shqetësues, por është një trend që duhet ta kuptojnë të gjithë që është situatë delikate, pra që duhet të merret në konsideratë. Por momentalisht nuk mund të flasim për rikthim të masave shtrënguese.

-Të enjte ju patët me kolegët tanë një debat, që ju thatë se nuk e keni premtuar një paketë të tretë. Por doli një video me zërin tuaj që thoshte që do dalë mes 22 dhe 25 majit kjo paketë. Tani sa të pa punë kemi sot si pasojë e krizat së Covid-19?

Ju lutem shikojini gjërat në mënyrë integrale dhe mirë. Unë nuk kam thënë do të ketë, por mund të ketë një paketë të tretë.

-Sa mendon qeveria që të jetë numri i të papunëve nga kjo krizë?

Qeveria nuk hamendëson, por i referohet shifrave dhe statistikave zyrtare. Natyrisht ne kemi projeksionet tona. Për shembull, po të shikojmë SHBA që projeksioni ishte x. Mirëpo, në muajin prill iu rezultoi shumë milionë vende pune. Kështu që, ajo që unë di dua të them se ne aktualisht kemi mbuluar sot që flasim afërsisht 250 mijë persona ose me pagën e luftës. Kemi 4500 subjekte që do të penalizohen pasi nuk bënë aplikimin për pagën e luftës, por që ne do t’i paguajmë punonjësit. Në përfundim mund të kemi 259 mijë qytetarë që u mbështetën nga paketat financiare të qeverisë.

-Shifra e të pa punëve është 66 mijë për këtë periudhë 3 mujore?

Shifrat janë dinamike dhe këto nuk qëndrojnë, pasi shumë qytetarë janë kthyer në punë. Madje, kompanitë disa edhe pse i kanë hequr nga puna, vijojnë t’i paguajnë punëtorët. Dëgjo, ta dhashë përgjigjen. Në SHBA ka një gjë të mirë që i referohen institucioneve të pavarura dhe që nuk i bëhen pyetje për dy periudhat. Por nëse e them unë ne në Shqipëri kemi deri në 70 mijë qytetarë që kanë humbur vendin e punës për shkak të pandemisë së Covid-19.

-Banka Botërore thotë se 38% e pagamarrësve do të humbasin rrogën e tyre?

E keni lexuar gabim. Lexojini mirë shifrat se ju nuk keni lidhje me shifrat. Mos bëj zhurmuesin dhe bërë mirë që u tërhoqe. Ti nuk e ke për turp të thuash fjalën “vjedh”. Ti si gazetar, shpif, bën gjykatësin, prokurorin dhe shpif. Por në syrin tim, këto nuk shkojnë. Mos më ndërprit dhe bëre mirë që u tërhoqe. Ti bënë gazetari prokurorist dhe jo ekonomike i nderuar Bushat. Më lërë të mbaroj dhe të përgjigjem. Atëherë të thashë që në vlerësimin e parë numri në pikun e pandemisë ishte 70 mijë. Kam thënë mund të kemi një paketë të tretë. Por kjo paketë nuk është e nevojshme aktualisht. Pse? Sepse ne bizneset i kemi mbështetur me tre paga dhe janë plot 64 mijë persona që po marrin pagën e tretë. Biznesi i mesëm është rimbursuar me një pagë direkte 400 mijë lekë.

– Bushati: Ju ftoj t’i flasim njëri-tjetrit me ju.

Ti nuk e meriton ju-në time.

-Bushati: Është çështje edukate…

Në mënyrë të përsëritur t’i shpif, por nuk e bën dot në sytë e mi.

-A do ketë pagë për ata që janë të papunë?

Në qershor do të çojmë një paketë që do t’i heqim biznesit e vogël Tatim Fitimin deri në vitin 2029. Mos më fol me “nëse”. Ku e di ti që do të zgjasë kjo punë 6 muaj?! Ti duhet ta kesh kuptuar që njerëzit janë më të mençur dhe nuk dëgjojnë broçkullat e tua. Për sa i përket fasoneve, ne të gjithë punonjësve të kësaj kategorie iu kemi dhënë përtej 400 mijë lekëshit, industrisë fasone, industrisë së turizmit dhe bizneseve prodhuese një garanci sovrane me plot 100 milionë euro. Pra, këtë do të kenë mundësi të marrin nga banka lekë, pra kompanitë që të marrin lekë që të vazhdojnë punën dhe të mbajnë qytetarët në punë.

-Do të ndihmonin të papunët?

Ti po bën propagandë apo gazetarin. Ore papunësia nuk do të shuhet në Shqipëri dhe kudo në botë. Po ta them në sy se nuk kam pasur mundësin me ta thënë nga që nuk kemi komunikim. Shko hap fjalorin dhe mëso çdo të thotë fjala “oligark” se e ke përsëritur shumë këtë fjalë në diskursin tënd gazetaresk. Ti i nënvlerëson shumë shqiptarët. Mos u shqetëso shumë për shqiptarët.

-Mali i Zi po ju jep 70% të pagës atyre që kanë dalë të papunë. Ju si veproni dhe a keni projekt për papunësinë?

Këto që thoni ju janë thashetheme të tipit u hap thesi aty, u hap thesi atje.