MENU
klinika

Shtohen vatrat e infeksionit

Raste pozitive në Maternitetin e Vlorës, karantinohet stafi

18.06.2020 - 08:35

Pas QSUT-së, që prej fillimit të këtij muaji është shndërruar në burim infeksioni për stafin mjekësor dhe për pacientët, dje janë regjistruar raste me COVID19 edhe në Maternitetin e Vlorës, duke bërë që stafi i këtij spitali të futet në karantinë.

Nga ana tjetër, prej fillimit të kësaj jave COVID-19 ka mësyrë pothuajse në çdo institucion publik, përfshirë Kryeministrinë, Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Financave, ushtrinë, Hipotekën etj.

Por, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rritja e rasteve ditore pozitive në javën e fundit i faturohet uljes së vigjilencës dhe moszbatimit të rregullave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore.

“Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 333 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 50 raste pozitive, kryesisht kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste të reja në proces hetimi. Shpërndarja gjeografike e të të identifikuarve pozitivë është si vijon: 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin dhe 1 rast në Lushnje”, është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier