Reforma Zgjedhore mbetet tema më e diskutuar ditët e fundit pas arritje së marrëveshjes mes palëve në prezencën e ndërkombëtarëve, por opozita parlamentare nuk ka rëndë dakord dhe janë shprehur se nuk do ta votojnë në Parlament.
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi do të presë ditën e sotme në orën 12:00 një grup deputetësh të opozitës.Mësohet se ata do të diskutojnë mbi kërkesat e tyre, mbi çështjen e Reformës Zgjedhore.
Opozita paraqiti dje zyrtarisht në Këshillin Politik formulën për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ. Formula e propozuar për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ që ka propozuar opozita është e njëjta formulë e përzgjedhjes që është përdorur për organet e reja të sistemit të drejtësisë. Sipas opozitës, kjo formulë e prezantuar asokohe nga faktori ndërkombëtar, u pranua nga palët si zgjidhje për të ruajtur profesionalizimin dhe pavarësinë e institucioneve.
Konkretisht, formula parashikon tre faza:
a) Kontrolli i kritereve formale nga një institucion i pavarur kushtetues, si Avokati i Popullit.
b) Zgjedhja nga një komisioni përzgjedhës i kandidatëve, me përbërje të balancuar, 3 maxhoranca dhe 2 opozita.
c) Votimi i listës në bllok nga Kuvendi.