19.06.2020 - 08:32
Ndërkohë që përplasjet për Reformën Zgjedhore vazhdojnë ende pavarësisht marrëveshjes së nënshkruar mes palë e të Këshillit Politik, ditën e sotme një grup deputetësh të opozitës do të zhvillojnë takim me përfaqësues të SHBA.
Deputetët mësohet se do të takohen me shefin politik të ambasadës së SHBA Ian Crawford.
Takimi do të zhvillohet në kryesinë e Kuvendit në orën 11:30.
Në fokus do të jetë Reforma Zgjedhore për të cilën disa deputetë të opozitës kanë deklaruar se nuk do ta votojnë.