MENU
klinika

Nesër takimi i radhës

Reforma Zgjedhore, përfundon mbledhja e Këshillit Politik

15.06.2020 - 18:43

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, me palët që kanë diskutuar financimin e partive dhe teknologjinë në zgjedhje.

Mbledhja zgjati rreth dy orë, ndërkohë që mësohet se sërish ditën e nesërme do të ketë një takim mes palëve për të diskutuar përsëri për Reformën Zgjedhore.

Pas marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, tashmë palët do të zhvillojnë biseda rreth amendamenteve për këtë Reformë.

Sipas marrëveshjes, financimi i aprtive do të bëhet në pjesën më të madhe nga shteti, ndërsa për teknologjinë është dakordësuar që të implementohet në të gjithë vendin.