Gjërat duket se kanë filluar të bëhen serioze mes Megan Fox dhe reperit Machine Gun Kelly! Thashethemet për një lidhje mes tyre nisën javën e shkuar, ndërsa tani askush s’po i kursen më deklaratat!
Gjatë një pikniku shumë romantik me sushi dhe lule në horizont, reperi, në një prej postimeve në Instastory, tregon se “ka rënë në dashuri”.
Edhe pse fytyra e aktores nuk shfaqet askund, s’ka asnjë dyshim që vajza misterioze ishte ajo. Megan u nda nga bashkëshorti Brian Austin Green pas 10 vitesh martesë që në dhjetorin e shkuar, por lajmi u bë publik aty nga fundi i majit.
Përsa i përket raportit me Machine Gun Kelly-n, që u përfol edhe si tradhti ndaj Brian, ai u shpreh:
“Unë s’e kam takuar kurrë, por Megan më ka folur për të dhe mendoj se janë shokë të mirë. Nga ç’më ka treguar ajo, ai është djalë i mirë, i çiltër. Unë besoj tek gjykimi i saj sepse përherë ka qenë e saktë. Nuk dua që njerëzit të mendojnë se unë isha një viktimë në gjithë këtë, sepse s’isha.”
Pavarësisë mohimit, deklaratat dhe provat tregojnë të kundërtën.