MENU
klinika

Nis programi i granteve me Shijakun

Rindërtimi/ Ahmetaj zbulon 4 vendimet e marra nga qeveria

03.06.2020 - 14:20

Ministri i Rindërtimit dhe koordinator për hartimin e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes, Arben Ahmetaj ka njoftuar se sot ka nisur zbatimi i programit të granteve të rikonstruksionit, me Bashkinë Shijak.

Sipas Ahmetajt, 1174 familje në banesa individuale dhe 27 banesa kolektive, përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre, ndërsa procesi vijon në bashkite e tjera dhe në ditët në vijim do të miratohen fondet për përfituesit e rinj.

Ai ka treguar se sot në qeveri kanë kaluar katër vendime për procesin e rindërtimit, duke theksuar miratimin e shpalljen së zonës për rikualifikim dhe Rindërtim pas pasojave të tërmetit në Parkun Arkeologjik të Durrësit dhe marrëveshjen e bashkëpunimit me qeverinë turke, që do t’i hapë rrugë fillimit të punimeve në kantierin e Rindërtimit në Laç.

‘Së pari fillojmë sot zyrtarisht ndërtimin e granteve për bashkinë Shijak. Punime qytetarët mund ti bëjën vetë opse bashkë me kryetarët e bashkive të tyre që i subesionon qeveria.

Sikundër e mbani mend qytetarët kanë aplikuar dhe bashkia Shijak është e para që e ka përfunduar këtë proces. Më pas presim të ndodh edhe për bashkitë e tjera si Durrësi, Kurbini apo Kavajë. Bashkia Shijak duke fillura nga e premtja e nesërme do të firmosin 1174 banesa individuale e kolektive. Gjithashtu siç e theksova edhe në ditët në vijim presim të firmosim edhe në bashkinë e Kurbinit. Vendimi i dytë ka të bëjë me shpalljen e zonës së re për zhvillimin e Durrësit, tek parku arkeologjik, si njësi zbatuese. është vendim i rëndësishëm. është ndihmë dhe nga 150 milionë euro nga BE, 50 milionë do jenë brenda 2 muajsh në proces negocimi për gjithë zonën e dëmtuar në ato pika ku kemi objekte të trashëgimisë kulturore, 65 milionë euro në shkolla, 50 milionë euro në trashëgimi kulturore. Këtu përfshihet parku i Durrësit, kalaja e Durrësit. Vendimi i tretë do të jetë pas fatkeqësisht në Laç, që ne nënshkruam me qeverinë turke dhe do të zbatohet në vijim. Dua t’ju bëj me dije se i kemi kaluar të gjitha fazat dhe në atë zonë do të ndërtohen 500 banesa.

Vendimi i fundit ka të bëjë me miratimin e fondit të buxhetit për zonën e dëmtuar. Duke e mbyllur siç mund ta shihni me anë të pandemisë që ka pushtuar botën, ne do të rikthejmë qytretarët  në shtëpitë e reja, ku fëmijët të kenë mundësi të ndjekin shkollën, jo vetëm që do të ndihmojmë qytetarët, po do t’i japim një drejtim tjetër qyterëve’, tha Ahmetaj.