MENU
klinika

Hera e parë në karrierë

Ronaldo është “zhdukur”, humb dy finale radhazi

20.06.2020 - 12:55

Dy finale të humbura radhazi për Cristiano Ronaldo, e para herë për të në karrierë dhe natyrshëm shtrohen pyetjet: Ku shkoi Ronaldo? Dhe, me të, ku shkoi Juve? Dy pyetjet janë të lidhura, sepse rillimi i vështirë i yllit portugez përkoi me “zhdukjen” e ekipit të Sarrit.

Bardhezinjtë arritën në nalen e Kupës së Italisë me përpjekje minimale dhe “avulluan” në aktin e fundit kundër Napolit. Më saktësisht, ngritën të njëjtat shqetësime si para pandemisë. E përkthyer ndryshe: trofeu i dytë sezonal është venitur, pas Superkupës së Italisë më herët.

Sigurisht, edhe loja e treguar dëshmon se ky nuk është rikthimi në fushë që shpresohej nga populli bardhezi. Po ashtu, nuk është zakon për CR7 ta sodisin të tjerët të mposhtur e të dorëzuar, veçanërisht si në fund të nales boshe në “Olimpico”.

Sa të largëta duken 11 ndeshjet e radhës të Serie A, kur kujton golat e tij, të cilët kishin bërë ndryshimin nga dhjetori e këtej. Sa të largëta janë ndjesitë domethënëse, të krijuara nga Juve në natën e fundit të shkëlqyer, para pandemisë, në fillim të marsit, në atë tore bindëse kundër Interit.

Të paktën, tani për tani Juve nuk është aty ku duhet. Dhe nuk ka si të jetë as CR7 dominues, si më parë. Sipas motrës së tij, që kritikoi mënyrën e lojës së Sarrit, ai nuk mund të bëjë mrekulli i vetëm. Portugezi nuk është mësuar të humbasë dhe të mos jetë vendimtar në mbrëmjet që fokusohen nga krejt bota.

E tillë ishte finalja e së mërkurës, që e dërgoi Kupën e Italisë te Napoli. Imazhi që tregon gjithçka për momentin është ai që e portretizon Ronaldon në pankinë, në fund të lojës, ulur mes Dybala dhe Cuadrado, me shikimin e tij të përhumbur në hapësirë, i zhgënjyer dhe i dekurajuar nga humbja e dytë e rëndë e sezonit.

Së pari, Superkupa, kundër Lazio; tani Kupa e Italisë ndaj Gattuso dhe të tijve. Është një shije mjaft e hidhur për pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, i cili për herë të parë në karrierën e tij ka humbur dy finale radhazi në nivel klubi. Ronaldo ka mbetur edhe një herë “thatë” me golin, por ajo që bie më shumë në sy është niveli i ulët i rrezikut të krijuar prej tij në dy sfidat e fundit, me Milanin dhe Napolin.

Nga penalltia e goditur ndaj kuqezinjve, që u ndal në shtyllë, tek i vetmi shans që kishte në finale, ritmi i tij ishte për t’u harruar. Dhe nëse më i forti nga të gjitha ndalet, Juve, gjithashtu, nuk bën përjashtim. Sepse pak ose asgjë ka ardhur nga të tjerët. Zero gola në 180 minuta, zero gola për CR7 në katër ndeshjet e fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN