MENU
klinika

Tre ndalime

Rritja e frikshme e shifrave, Rama paralajmëron bizneset dhe politikën

16.06.2020 - 14:58

Shifrat shqetësuese të ditëve të fundit raportuara nga ISHP për covid 19 në Shqipëri, kanë rikthyer edhe njëherë lidhjet live të Ramës, nga facebook-u i tij.

Kryeministri tha se pas një bisede të gjatë me grupin e ekspertëve dhe ministren e Shëndetësisë, ka bërë të qartë disa rregulla për bizneset dhe qytetarët duke theksuar njëeherazi se këtë herë do merren masa të forta nga Policia e Shtetit.

“Fati i kësaj lufte vendoset nga qytetarët, jo nga bluzat e bardha, nga si dhe sa detyrat e thjeshta i bën çdo individ, dhe mbi të gjitha, vendoset nga kushtet e distancimit social.

Pasi kam folur gjerë e gjatë me ekspertët dhe Ministren e Shëndetësisë, po ju bëj me dije sa më poshtë:

1-Nuk do lemë asnjë lloj grumbullimi, qoftë dhe politik, dhe ju them të gjithëve vazhdoni punën por grumbullime më shumë se numri i personave të lejuar nga protokollet, sdo lejohen më. Policia e shtetit do bëjë detyrën pa bërë më asnjë dallim ndaj kujdoqoftë

Kush merr pjesë në grumbullime më të mëdha, do penalizohet individualisht.

2- Bizneset që s’respektojnë protokollet, nuk do tolerohen më. Përveç gjobave, rrezikojnë edhe heqjen e lirisë.

E treta, vetë qytetarët, do qaqrkullojnë lirisht por edhe ata do penalizohen nëse kapen në shkelje të rregullave të distancimit.

“Motra dhe vëllezër të më ndjeni por kështu jo, nuk vazhdohet më tutje”, shtoi Rama i shqetësuar për përhapjen e Covid 19.