MENU
klinika

COVID-19/ Gazeta austriake Der Standard

Rritja e rasteve në Ballkan, Brukseli shqyrton mundësinë për të mos hapur kufijtë

24.06.2020 - 11:42

Ndryshe nga fillimi i pandemisë, kur Europa Lindore dukej “nxënësi” model, gjërat po ndryshojnë ditët e fundit.

Në disa vende të rajonit, rastet po shtohen ndjeshëm, raporton gazeta austriake Der Standard.

“Virusi duket se po përhapet në Ballkan”, shkruan gazeta duke e vënë theksin te Maqedonia e Veriut, por jo vetëm.

Sipas saj, kjo situatë ka shqetësuar Brukselin që po shqyrton mundësinë për të mos hapur kufijtë me këto vende.

“Edhe në Kosovën fqinje, numrat janë rritur shumë gjatë dhjetë ditëve të fundit dhe nuk kanë qenë kurrë më të larta.

Më 16 qershor u shënua një rekord me 141 infeksione të reja. Një pamje e ngjashme, por jo kaq dramatike, shfaqet në Shqipëri, ku kurba është rritur përsëri.

Kjo është një arsye tjetër pse në Bruksel janë të shqetësuar dhe të pasigurt nëse duan të lejojnë qytetarët nga Ballkani të hyjnë në vendet e BE në të ardhmen.

Në të kundërt, disa nga vendet e Europës Juglindore si Bosnja, nuk kanë hapur ende kufijtë e tyre për turistët”, shkruan gazeta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Katër “sekretet” e Singaporit kundër epidemisë

Shansi i humbur i Europës në mbrojtjen nga koronavirusi

Si do të ketë ndryshuar kontinenti?

Evropa pas koronavirusit: 4 skenarë të mundshëm