MENU
klinika

Askush nuk merr përgjegjësi

Rritje e mistershme e radioaktiviteti në Europë

30.06.2020 - 08:02

Një rritje e mistershme e niveleve të radioaktvitetit është diktuar në Europën Veriore dhe askush nuk ka marrë përgjegjësi për këtë. Një sërë autoritetesh europiane kanë njoftuar shtim në atmosferë të grimcave radionuklide të bëra nga dora e njeriut.

Për momentin, rrezatimi është në niele që nuk konsiderohen të dëmshme për njerëzit. Por ai është mjaftueshëm i lartë sa për t`u pikasur nga sensorët e monitorimit të radiacionit në të gjithë kontinentin. Shqetësues mbetet dhe fakti që nuk gjendet burimi i pjesëzave të vëna vënë re nga Autoriteti Suedez i Sigurisë së Rrezatimit, dhe zyrtarë në Norvegji e Finlandë.

Ata kanë nxjerrë megjithatë një hartë që tregon se anomalia mund të jetë diku në Finlandë, Suedia, Danimarkë, Norvegji e Rusi. Por pjesa më e madhe e selektuar për për çdo rast, është në territorin rus.

Sipas ekspertëve, këto isotope kanë më shumë gjasë një burim civil, por ndonëse arrijnë të dallojnë pak a shumë zonën, për shkak se ajo është jashtë mandatit të Organizatës për Ndalimin e Armëve Bërthamore, nuk e identifikojnë dot origjinën e saktë.