MENU
klinika

Ngjarje e veçantë për familjen

Rudina Dembacaj bën bashkë Mark Frrokun dhe Aleksin

15.06.2020 - 08:43

Moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj, me anë të një statusi në rrjetin social ka bërë me dije se dita e djeshme ka qenë një moment special për të dhe familjen e saj. Ajo ka treguar përmes disa postimeve në “Instagram” se vajza e saj, fëmijët dhe mbesat e nipi i Mark Frrokut janë pagëzuar.

Ndodh për herë të parë! Shkruan historinë në 218 vjet, diplomohet shqiptarja e parë në West Point të SHBA. Ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës
“Sot ishte ditë shumë e veçantë për familjen tonë të madhe. Pagëzimi i të dy Viktoria-ve, Nardit, Ertës, Amantias, Leos dhe Markut. Falenderoj zotin për këtë ditë”, shkruan Rudina.

Pjesë e kësaj feste ka qenë edhe ish-bashkëshorti i saj Aleksi, ku sipas Rudinës ata kanë marrëdhënie shumë të mira së bashku.

Ajo ka postuar në “Instastory” një foto të vajzës së saj Viktorja në krahët e Aleksit.