MENU
klinika

Realizoi të 12-in këtë sezon

Sadiku nuk ndalet, -3 gola nga rekordi

21.06.2020 - 10:59

Një tjetër gol i Armando Sadikut në Segunda Division me Malagën ë e tij. Me këtë të fundit ka treguar jo vetëm se është në formë shumë të mirë, por po ndjek me ngulm rekordin e skuadrës në dekadën e fundit.

Klubi ka vuajtur vazhdimisht për një golashënues, edhe pse në radhët e tij kanë luajtur lojtarë me emër si Cazorla apo Isco dhe rezulton se ai që ka shënuar më shumë, ka qenë Rondon me 14 gola në një sezon.

Në ndeshjen kundër Extremadura, Sadiku shënoi në pjesën e parë të sfidës një gol që i dha avantazhin skuadrës së tij, i 12-ti në këtë kampionat për Malagan. Që tani ai bëhet kësisoj i treti në renditjen e dekadës sa u përket golashënuesve më të mirë në kampionat në një sezon të vetëm për këtë klub.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare duhet të shënojë edhe 3 gola. Duke pasur edhe shumë ndeshje të tjera përpara, për sulmuesin mund të jetë më e thjeshtë që të thyejë këtë rekord, për ta bërë edhe më të paharrueshëm qëndrimin në klubin në fjalë që me shumë mundësi nuk do të zgjatë pas verës. Ndërkohë, ndeshja përfundoi 1-1, Malaga ende nuk ka shpëtuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN