MENU
klinika

Qëndrimet kritike ndaj qeverisë shqiptare

Seancë e posaçme për Shqipërinë në Parlamentin Europian: Pa plotësuar 15 kushtet…

22.06.2020 - 16:49

Në komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian po zhvillohet një seancë e posaçme dëgjimore në Komisionin e Jashtëm për situatën në Shqipëri, ku spikatën qëndrimet kritike ndaj qeverisë shqiptare dhe kërkesa e përsëritur për plotësimin e 15 kushteve për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në diskutim e tij reporteri për Shqipërinë David Lega, vlerësoi qëndrimin e Presidentit Meta në mbrojtje të Kushtetutës, ndërsa shtoi se Shqipëria është në rrugën e çeljeve të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, por ende priten rezultate konkrete për realizimin e reformave kyçe.

“Janë 15 kushte që Shqipëria duhet të plotësojë para vendimit për hapjen e negociatave me BE.

Ai u ndal edhe në domosdoshmërinë e ashpërsimit të luftës kundër krimit të organizuar dhe drogës.

Në mbledhjen e Komisionit për Marrëdhëniet me jashtë në Parlamentin Europian ndër të tjera u diskutua çështja e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Përfaqësuesja e Komisionit Angelina Eichorst u shpreh se i është kërkuar autoriteteve shqiptare të hetohen autorët për përdorimin e forcës dhe ushtrimin e dhunës ndaj protestuesve.

Ndër të tjera përfaqësuesja e Komisonit theksoi se shembja e Teatrit që nuk duhet të ndodhte, nuk duhet të heqë vëmendjen nga sfidat për të çuar përpara ngjarjen tjetër më të rëndësishme të muajit mars duke iu referuar reformës zgjedhore.

Ndërsa eurodeputetja Geneoveva Calavera theksoi: “Duhet ruajtur trashëgimia kulturore dhe ligji i së drejtës. Kemi kërkuar disa herë dialog lidhur me prishjen e Teatrit Kombëtar”.