MENU
klinika

Shtimi i rasteve me koronavirus

Shefja e Infektivit mesazh qytetarëve: Keni një detyrim madhor!

17.06.2020 - 07:11

Shefja e Infektivit në QSUT, doktoreshë Najada Çomo ka dhënë një video- mesazh për qytetarët duke u bërë apel lidhur me shtimin e rasteve me koronavirus në Shqipëri si asnjëherë më parë.

Çomo thotë se tek Infektivi një pjesë e madhe e pacientëve me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe terapi intensive teksa është situatë shqetësuese sa i përket shëndetit të qytetarëve.

Më tej doktoresha shton se qytetarët kanë një detyrim madhor tashmë, t’i qëndrojnë larg të sëmurëve dhe të evitojnë vendet publike që grumbullojnë njerëz.

Po ashtu Çomo thotë se e vemtja armë mbrojtëse tashmë është maska kurse virusi nuk ka më përzgjedhje si dhe është edhe më i pranishëm tek shqiptarët.

”Dua të tërheq vëmendjen se një pjesë e madhe e të shtruarve tek Infektivi janë në gjendje të rënduar, në terapi intensive. Ajo që dua të thkesoj është se qytetarë të nderuar, është situatë për t’u shqetësuar nga ana shëndetësore.

Keni një detyrim madhor. Të qëndroni sa më larg të sëmurëve, që kanë sëmurë të tjerë. Ulni në maksimum qëndrimin në vende publike, si dhe maska është e vemtja armë mbrojtësi që kemi. Virusi është mes jush, ju bëni hapin për t’u mbrojtur. Virusi nuk ka më përzgjedhje, jo vetëm mosha të treta. Janë të rinjtë që e çojnë tek të tjerët. Kini në vëmendje se ky virus është shumë tepër mes jush tani që u hoqën dhe barrierat, pra vendi është i hapur.”- tha Çomo.

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!