MENU
klinika

Çfarë thuhet në njoftimin e Ministrisë?

Shënohet viktima e 35-të nga koronavirusi në Shqipëri

10.06.2020 - 10:50

Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri, shënohet viktima e 35-të. Mësohet se pacienti ishte asimptomatik.

Aktualisht janë 46 të shtruar pozitivë me Covid-19, ndërkohë që është rritur numri i pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive. 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive, njëri prej tyre në intubim. Ndërsa një pacient ka dalë nga intubimi falë punës së stafit mjekësor të spitalit infektiv.

Ndërkohë janë shëruar 20 të prekur nga Covid-19 mes të cilëve 8 personel shëndetësor, duke e çuar në 980 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë.

Në vendin tonë janë aktualisht 327 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë dhe Shkodër, ku ka transmetime komunitare.

Njoftimi i Ministrisë:

Nuk ka vdekje nga COVID19, 81 vjeçarja ishte asimptomatike, ndërroi jetë nga insuficienca e disa organeve

Ministria e Shëndetësisë informon se, referuar shërbimit infektiv, një 81 vjeçare ka ndërruar jetë nga insuficienca multiorganore. E moshuara, sipas këtij shërbimi, ishte asimptomatike për Covid19.

81-vjeçarja vuante dhe nga Insuficience multiorganore kronike të dekompensuar (kardiake, renale, metabolike, diabet insulinovartes), bartëse e sars cov2, por pa simptoma.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


MSH:Rritet ndjeshëm numri i të shtruarve

Rëndohet bilanci, 42 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri