MENU
klinika

Vetting-u

Shkarkohet ish-prokurori i Krimeve të Rënda

16.06.2020 - 09:17

Procesi i vettingut në sistemin e drejtësisë vazhdon të “presë kokat” në radhët e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra ish-prokurorin e krimeve të rënda, Blerim Tominaj. Akutalisht Tominaj punonte aktualisht në Prokurorinë e Tiranës.

KPK në përballjen me Tominajn ngriti dyshime se subjekti kishte mungesë burimesh të ligjshme financiare për dy lokale, dy apartamente, si dhe depozita bankare në vlerë mijëra euro.

Trupa gjykuese që kreu rivlerësimin e prokurorit Blerim Tominaj përbëhet nga Genta Tafa Bungo kryesuese, Suela Zhegu relatore dhe Etleda Çiftja anëtare.

Tominaj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punoi për më shumë se një dekadë si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2014, ai u emërua zv.drejtues i ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe vazhdoi të punonte atje deri në shkrirjen e saj, në dhjetor 2019. Aktualisht, Tominaj është komanduar si prokuror në Prokurorinë e Tiranës.