Gjatë 24 orëve të fundit në Durrës janë kontrolluar 260 mjete dhe janë ndëshkuar me masë administrative 53 drejtues mjetesh.
Bëhet me dije se 53 shoferët janë ndëshkuar për mosrespektim të protokollit të sigurisë. Disa prej tyre kanë qenë shoferë që transportojnë punëtorët e fasonerive.
DETAJE: Vijojnë kontrollet e Policisë Rrugore, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, për ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë protokollin e sigurisë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kontrolluar 260 mjete dhe janë ndëshkuar me masë administrative 53 drejtues mjetesh.
Në vijim të planit të masave të hartuar për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ushtruar kontrolle të shumta ndaj mjeteve të ndryshme, kryesisht ndaj mjeteve që transportojnë punëtorët e fasonerive, të cilët nuk respektojnë nenin 3 të Aktit Normativ datë 15.03.2020, për ruajtjen e distancës fizike.
Në zbatim të këtij plani janë ndëshkuar me masë administrative 53 drejtues mjetesh, për mosrespektim të protokollit të sigurisë.
Policia Durrës kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve që të respektojnë kufizimet me përgjegjshmëri, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.