MENU
klinika

Fernando Simón

Shkencëtari që u kthye në “hero” të krizës së COVID-19

16.06.2020 - 12:59

Virologë dhe epidemiologë të panjohur më parë janë bërë emra të famshëm në një numër vendesh, ku qytetarët presin me padurim vlerësimin dhe këshillat e tyre mbi pandeminë e koronavirusit.

Njëri ndër ta është edhe Dr. Fernando Simón, shefi i urgjencës shëndetësore në Spanjë, i cili fitoi vëmendjen me qasjen e tij të thjeshtë, duke u bërë fytyra e luftës kundër COVID-19.

Sipas Euronews, përditësimet e tij të drejtpërdrejta dhe të hollësishme mbi evolucionin e epidemisë, të kombinuara me empatinë dhe durimin, e kanë shndërruar atë në një ikonë popullore për shumë spanjollë.

Dhe përveç vlerësimeve rreth tij, tanimë ka edhe bluza dhe çanta të zgjedhura me imazhin e tij. Simón është i vetëdijshëm për vëmendjen dhe ka një mesazh për ata që përdorin fytyrën e tij tani të njohur.

“Unë jam i kënaqur që njerëzit po përfitojnë nga imazhi im për të krijuar një biznes. Ajo që unë do të doja më shumë, nëse është e mundur, është se ndoshta ata mund të dhuronin një përqindje të vogël të atyre përfitimeve për OJQ-të”, ka thënë të premten Simón.