MENU
klinika

40 raste të reja me COVID-19

Shpërthejnë rastet e reja në Kosovë, më shumë se në valën e parë

07.06.2020 - 18:10

Shpërthejnë rastet me koronavirus në Kosovë, regjistrohet numri i lartë i të infektuarve të rinj.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën me dije se ka identifikuar 40 raste me Sars-Cov-2, nga 296 testime të kryera në 24 orët e fundit.

Rritje të rasteve të reja pas lirimit të masave ka shënuar edhe Maqedonia e Veriut, me 125 të infektuar vetëm gjatë ditës së djeshme.

IKSHP njofton gjithashtu se 6 pacientë janë kuruar dhe kanë lënë spitalin.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 10 raste (sipas vendbanimit: 10 raste Prishtinë), komuna e Vushtrrisë 8 raste (sipas vendbanimit: 6 Vushtrri, 1 Akrashticë, 1 Maxhunaj), komuna e Prizrenit 7 raste (sipas vendbanimit: 4 Tupec dhe 3 Prizren), komuna Fushë Kosovë 6 raste (sipas vendbanimit: 3 Fushë Kosovë dhe 3 Miradi e Poshtme), komuna Obiliq 5 raste (sipas vendbanimit: 5 Milloshevë), dhe me nga 1 rast komuna Skenderaj (vendbanimi: 1 Likoc), komuna Gjilan (sipas vendbanimit: 1 Gjilan), komuna e Rahovecit (sipas vendbanimit: 1 Rahovec) dhe komuna e Mitrovicës (sipas vendbanimit: 1 Mitrovicë)”, thuhet në njoftim, raporton Rel.

Po ashtu, Instituti njofton se edhe gjashtë pacientë janë shëruar, duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve nga sëmundja COVID-19 të arrijë në 890.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus më 13 mars, janë regjistruar 1,234 raste dhe 31 pacientë kanë vdekur.