MENU
klinika

368 raste të reja dhe 9 viktima

Shqipëria mbyll sot javën e ‘nxehtë’ të COVID-19

28.06.2020 - 09:08

Shqipëria përmbyll këtë të dielë një javë të ‘nxehtë’ të COVID-19 ku u shënuan më shumë viktima se çdo javë tjetër, plot 9.

Ndërkohë gjatë kësaj jave në total janë regjistruar deri të shtunën 368 raste të reja dhe 9 viktima, nga të cilët dy vetëm dje.

Po ashtu gjatë kësaj jave numri i rasteve aktive ka shkuar në 139 kurse të shëruarit ishin 187.

Mësohet se Ministria e Shëndetësisë po planifikon të hapë COVID-3 prej shtimit të rasteve të shtruara tek Infektivi. Aty do të dërgohen pacientët me gjendje më pak të përkeqësuar. Ndërkohë nuk ka ende njoftim për COVID-4.