MENU
klinika

Kushti i Kosovës e Greqisë

Shqipëria rihapi kufijtë tokësorë/ Lirisht kalohet vetëm në Mal të Zi

01.06.2020 - 14:23

Sot Shqipëria rihapi kufijtë tokësorë pas mbylljes prej muajit mars për shkak të pandemisë.

Rihapja e kufijve bëri që shumë qytetarë të nisen drejt Kosovës, Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi, por jo gjithçka shkoi sikur e kishin planifikuar për shkak se hasën një surprizë të pakëndshme.

Pavarësisht se qeveria rihapi kufijtë, shqiptarët janë lejuar që të kalojnë lirisht pa asnjë pengesë vetëm në drejtim të Malit të Zi. Për të kaluar në Kosovë ka dy kushte për qytetarët shqiptarë; e para të tregojnë tamponin që ka bërë dhe kanë rezultuar negativë dhe e dyta nëse nuk kanë bërë testin, të pranojë që nëse kalojnë kufirin të bëjnë 7 ditë karantinë të detyrueshme

Vendimi i marrë nga qeveria e Kosovës mbrëmjen e djeshme dhe është në fuqi deri në datë 20 qershor i kapi në befasi shqiptarët këtej kufirit.

Ndërkohë që situata vijon që të mbetet e pandryshuar përsa i përket Greqisë dhe Maqedonisë, vende që nuk i kanë hapur kufijtë normalisht si përpara pandemisë.

Në pikën kufitare të Kakavijës me Greqinë prej mesnatës hynë mbi 60 shqiptarë, kryesisht këmbësorë dhe pak me automjete.

Drejt Greqisë kalojnë vetëm shqiptarët me nënshtetësi greke dhe punëtorët sezonalë pas kontratës, ndërsa të tjerët ashtu si në rastin e Kosovës duhet të tregojnë tamponin që tregon nëse je apo jo negativ me COVID-19. Nëse ata nuk e kanë bërë, atëherë duhet ta kryejnë nën koston prej 120 euro në Greqi dhe mund të lëvizin të lirë apo të punojnë atje ose të kthehen. Në pikat kufitare me Maqedoninë sot është lejuar dalja e qytetarëve nga territori i tyre, por jo hyrjet nga Shqipëria edhe pse pala shqiptare ne të 3 pikat doganore të juglindjes ka rifilluar punën normalisht.

Në doganën e Qafë Thanës, lëvizjet kanë qenë të pakta ndërsa studentët dhe punëtorët sezonale kanë qenë të parët që janë kthyer në atdhe pas bllokimit në Maqedoninë e Veriut për shkak të Pandemisë. Burime nga dogana bëjnë të ditur se kufiri do të jetë i hapur për maqedonasit që duan të kthehen në vendin e tyre, ndërsa deri në këto momente nuk ka një urdhër të dyte sa i përket daljeve nga Shqipëria drejt Maqedonisë. Pra pavarësisht se Shqipëria sot rihapi kufijtë, shqiptarët lirshëm mund të shkojnë vetëm në Malin e Zi.