MENU
klinika

COVID-19, Maqedoni e Veriut

Shtimi i rasteve, të gjitha prej ahengjeve dhe tubimeve

08.06.2020 - 17:32

Situata nuk paraqitet shumë premtuese përsa i përket Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. Ministri i Shëndetësisë atje, Venko Filipçe, zbulon arsyen se pse vendi i tij po kalon një valë të dytë të koronavirusit.

Filipçe thotë se kjo vjen prej mosrespektimit të masave. Ministri përmend data; 23, 24, dhe 25 maj, për të cilat thotë se në këto 3 ditë janë organizuar ahengje dhe tubime të cilat kanë sjellë përhapjen e koronavirusit.

“Kjo analizë e kllasterëve tregoi se gati se të gjithë rastet e reja janë të lidhura me ndonjë formë të tubimit ose ahengut në periudhën 23,24,25 maj, respektivisht para dy javëve, këtë e ka treguar anketa epidemiologjike. Ky pik është rezultat i kësaj dhe mund të them se mosrespektimi i masave na ka sjellë deri tek kjo valë e re”, pohoi mes tjerash Filipçe.